(+18) Klea Hutës i publikojnë foto dhe video pornografike në Facebook. Moderatorja kërkon ndihmë

Feb 13, 2020 | 13:51
SHPËRNDAJE

Pamje + 18 janë publikuar në Facebook-un e Klea Hutës. Moderatores i kanë hakëruar rrjetin social dhe personat postuan në faqen e saj video dhe foto pornografike.

Klea njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram kur kërkon ndihmën e fansave për të rimarrë adresën e Facebook.

Ajo kërkoi ndjesë për incidentin që i ndodhi ndërsa kërkon të mbyllë sa më parë rrjetin social.

“Miq dhe fansa të mi. Sot në orën 10:00 më kanë hakuar faqen e Facebook. Më vjen keq që po ndodh kjo. Kush më ndihmon me dikë që i njeh këto hakime që ta mbyll sa më parë?”– shkroi ajo.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura