“Mësuesit e rinj, diploma s’mjafton për t’u punësuar”

Aug 31, 2012 | 14:02
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Arsimit Profesional në MASH, Dorina Rapti

Drejtoresha në MASH, Dorina Rapti: 200 të sapodiplomuar gati për testimin.

Nëse rrëzohen 3 herë në praktikë, s’japin dot mësim.

Mund të jesh diplomuar për Mësuesi, por dhe të hiqet e drejta përgjithnjë ta ushtrosh këtë profesion. Dijet e marra në shkollën e lartë mund të shfrytëzohen për çfarëdolloj profili tjetër pune jashtë mësimdhënies.
Pa arritur te Provimi i Shtetit, të cilit duhet t’i nënshtrohen të gjithë të diplomuarit, përcaktuese është praktika profesionale. Nëse ripërsëritet 3 herë pa rezultate pozitive, diploma nuk pi më ujë në arsim. “Zgjat 9 muaj dhe mësuesit vlerësohen për 8 kompetenca të mësimdhënies, që duhet t’i zotërojnë mirë në përfundim të saj. Në rast se rrëzohen në njërën prej tyre, atëherë ripërsërisin edhe një herë praktikën për 3 muaj”, sqaroi për gazetën drejtoresha e Arsimit Profesional në MASH, Dorina Rapti. Ajo sqaron se të sapodiplomuarit duhet të marrin seriozisht kryerjen e kësaj praktike përpara se të japin Provimin e Shtetit.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura