“JP Morgan”, ofertë Sarkozisë, 250 mijë euro në orë

Aug 31, 2012 | 14:38
SHPËRNDAJE
Nikolas Sarkozy

Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka marrë një ofertë prej 250 000 eurosh në orë nga banka “Morgan Stanley” ku punon edhe miku i tij, Toni Bler. Kritikët kanë shprehur pakënaqësinë se politikanët po e përdorin reputacionin e tyre për t’u pasuruar me dhjetëra miliona euro. Qëkur dha dorëheqjen në vitin 2007 nga Kryeministria, Toni Bler ka blerë të paktën gjashtë shtëpi, udhëton nëpër botë me avion privat dhe ka të ardhura prej rreth 20 milionë paundësh në vit. Rreth 2.5 milionë paundë prej tyre vijnë nga roli i tij si këshilltar i bankës amerikane të investimeve, “JP Morgan”, e cila tani i ka bërë ofertë edhe Sarkozisë, sipas të përjavshmes investigative franceze, “Le Canard Enchaine”. Detyra e tij do të jetë të mbajë një fjalim 45- minutësh dhe 15 minuta të jetë i disponueshëm për foto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura