VIDEO/ Nedim Bajrami protagonist absolut në Seria A, gol dhe asist në duelin e mbijetesës

Apr 5, 2024 | 22:00
SHPËRNDAJE

Sasuolo ndeshet me Salernitanën e vendit të fundit jashtë fushe në javën e 31-të të Seria A. Trajneri i Sasuolos zgjodhi që t’i besonte Nedim Bajramit që nga minuta e parë në këtë ndeshje dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare ia ka shpërblyer në mënyrën më të mirë.

 

barjami

Bajrami si një protagonist i shkëlqyer në fushë, në fillim dhuroi asist për Laurienten, që shënoi golin e parë për miqtë. Më pas do të shënonte vetë golin e dytë. Falë një gabimi të mbrojtjes vendase, topin e merr Pinamonti që pason drejtë Bajramit, dhe ky i fundit nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë me portën e boshatisur.

ASISTI I BAJRAMIT (VIDEO)

GOLI I BAJRAMIT (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura