Gjesti i pahijshëm i Bregut përballë Vllaznisë, reagon Dinamo: Nuk pështyu askënd, loja e futbollit është burrërore
Dinamo ka reaguar në mbrojtje të Dejvi Bregut, pas episodit që erdhi nga goli ndaj Vllaznisë në “Air Albania”. Takimi i parë për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë u mbyll me barazim 1-1, ndërsa goli i Bregut u regjistrua në minutën e 101-të.

Reagimi i Dinamos:
“Klubi Dinamo kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me një episod të ndeshjes së fundit me Vllazninë, që në media është interpretuar në mënyrë të gabuar. Lojtari ynë, Dejvi Bregu, pasi shënon golin e barazimit, shfryn nervat nga frustrimi për faktin që ky gol erdhi në fund dhe që më parë kishte humbur një penallti, por pa fyer dhe pështyrë askënd, sikurse shkruhet dhe pretendohet në media.
Ndoshta është një keqkuptim dhe klubi ynë tërheq vëmendjen e shtypit për më shumë kujdes, që të mos prodhojë lajme të pavërteta.
Dejvi Bregu është një nga futbollistët më korrektë në fushë dhe jashtë saj.
Klubi Dinamo dhe futbollistët respektojnë dhe vlerësojnë çdo kundërshtar, duke nisur nga Vllaznia dhe të gjithë ata që marrin pjesë në garë.
Loja e futbollit është burrërore dhe klubi ynë pranon gjithmonë verdiktin e fushës me ‘fair play’’, shkruan Dinamo.
LEXO EDHE
VIDEO/ Pamje të turpshme! Pështymë dhe më pas ofendim nga Dejvi Bregu, shikoni çfarë ndodhi pas golit të Dinamos ndaj Vllaznisë
PANORAMASPORT.AL













