Postuar: Prill 9, 2026 | 19:33
VIDEO/ Pamje të turpshme! Pështymë dhe më pas ofendim nga Dejvi Bregu, shikoni çfarë ndodhi pas golit të Dinamos ndaj Vllaznisë
Sfida e djeshme mes Dinamos dhe Vllaznisë u mbyll me barazim 1-1. Takimi në stadiumin “Air Albania” ishte i pari i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Ishte Dejvi Bregu që riktheu baraspeshën me një gol në minutën e 101-të. Sulmuesi i Dinamos tundi rrjetën nga penalltia, ndërsa më pas u fokusuan pamje të turpshme.
Bregu pështyu dhe ofendoi, ndërsa festoi më pas më pas golin e barazimit. Ndeshja u mbyll menjëherë pas këtij episodi.
Kujtojmë se sulmuesi 30-vjeçar kishte humbur një penallti në fillimin e pjesës së dytë. Tek e dyta nuk gaboi, edhe pse portieri Aron Jukaj e kuptoi sërish krahun e goditjes.
Reagimi i Dejvi Bregut: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













