Zyrtari i NATO-s: Do të më vinte mirë t’i dëgjoja planet e Vuçiçit e Thaçit

Aug 23, 2018 | 9:11
SHPËRNDAJE

Ekzison qëllimi që në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në shtator të zhvillohen diskutime më të gjera me BE-në dhe do të më vinte mirë që t`i dëgjoj planet e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij kosovar, Hashim Thaçi.

Kështu tha komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali, James Foggo.

fogo

Në një intervistë për Blicin serb zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike deklaroi se në qoftë se ka një dialog që trajton çështjet themelore dhe që të dyja palët kanë  opinione të ndryshme, ka grupe individuale  në të dyja anët që nuk janë dakord me udhëheqësit në avancimin e dialogut paqësor, i cili ndonjëherë mund të çojë në trazira, transmeton Klan Kosova.

Foggo tha mes tjerash se KFOR-i është pjesë e NATO-s dhe ka një mandat për të vepruar si një instancë e tretë në Kosovë pas institucioneve të Kosovës, policisë dhe EULEX-it, në përputhje me Rezolutën 1244, e cila përcakton se kjo organizatë ofron një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes./klankosova.tv/.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura