Zyrtari i BIK-ut: Në Kosovë po bëhet “luftë” mes Turqisë dhe Iranit për kontrollimin e bektashinjve

Jan 17, 2020 | 21:43
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) thotë se Turqia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të mos lejuar që bektashinjtë e Kosovës të orientohen nga Irani dhe të shkëputen nga Bashkësia Islame e Kosovës.

ajni-sinani-780x439

“Turqia punon që grupet që janë të organizuara si tarikate edhe në Kosovë edhe në Shqipëri të mos i lejojë të orientohen nga Irani por të jenë të lidhura me Turqinë”.

Sinani thotë se tarikatet gjithmonë kanë qenë me Bashkësinë Islame të Kosovës por para disa vitesh ata vendosën të themelojnë Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës.

Zyrtari i BIK-ut thotë se këto bashkësi kanë rrënjë sunite e jo shiite por thotë se kanë vendosur të ndahen për interesa tjera.

Sinani thotë se Bashkësia e Tarikateve tashmë kanë futur shumë gjëra në fe dhe sipas tij kanë prekur edhe thelbin e besimit./Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura