Zyrtare, vaji i palmës është i dëmshëm!

Sep 24, 2016 | 14:01
SHPËRNDAJE

Deri sot nuk ka pasur asnjë studim të mirë filltë që të vërtetonte se një nga lëndët e para më të përdorshme, në shumë produkte ush qimore, siç është vaji i palmës, të ishte i dëmshëm. Thuhej se efektet e tij negative ishin vetëm në rast se përdorej për një kohë të gjatë, në skuqje. Vetia e tij për të mos u nxirë bën të duket sikur nuk ka kohë që përdoret.

Crude-and-refined-Palm-Oil-Corn-Oil-Soyabean-Peanut-Oil-Coconut-Oil538735e3f2ed2ae35c98

Mirëpo, sipas Universitetit të Barit, Pisës dhe Padovës, në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane të Diabetit, rezulton se vaji i palmës shkatërron qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë. Efekti i tij në trup është i pariparueshëm. Duhet të dini që me vajin e palmës prodhohen të gjitha llojet e biskotave.

Edhe në rast se në përbërësit e produktit shkruhet vaj vegjetal, bëhet fjalë për vajin e palmës. Prania më e rrezikshme e tij në Shqipëri është në vajin e fritezave ku skuqen patatet në fast-foode. Produktet e konservuara përmbajnë gjithashtu vaj palme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura