ZYRTARE/ Taulant Seferi pranon ofertën e sheikëve, sulmuesi i Kombëtares transferohet në Emiratet e bashkuara Arabe

Jul 22, 2023 | 13:44
SHPËRNDAJE

Taulant Seferi është zyrtarisht futbollisti i Abu Dabi-t. Lajmi i “Panorama Sport” është konfirmuar nga vetë ish-ekipi i sulmuesit, Vorskla Poltava. Seferi

Sulmuesi është huazuar për 1 vit tek klubi i Banijas, në Emiratet e bashkuara Arabe.

“Sapo është bërë e ditur se Klubi i Futbollit Vorskla ka huazuar për 1 vit sulmuesin Taulant Seferi tek klubi i Banijs, në Emiratet e bashkuara Arabe.
Seferi u transferua te Vorskla në gusht të vitit 2022. Në sezonin 2022-2023, sulmuesi luajti 28 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe u renditur në top 3 golashënuesit më të mirë të Ligës së Ukrainës”, shkruhet në postimin e klubit ukrainas.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura