ZYRTARE/ Shpërthen festa në “BayArena”, Leverkusen shpallet kampion për herë të parë në histori

Apr 14, 2024 | 19:24
SHPËRNDAJE

Bayer Leverkusen është shpallur kampion i Bundesligës, për herë të parë në historinë 120 vjeçare të klubit.

LEVER

Titulli erdhi pas një fitoreje me “5 yje” përballë Werder Bremen.

Leverkusen nën drejtimin e teknikut Xabi Alonso ka zhvilluar deri më tani një sezon sensacional, duke siguruar titullin e parë pa asnjë humbje, ndërsa seria prej 43 ndeshjesh të pamposhtur vazhdon.

Ekipi gjerman është po ashtu në garë edhe për titullin e Europa League, ku ka hedhur një hap të sigurtë për të siguruar gjysmë-finalen, pasi mposhti në ndeshjen e parë, ekipin anglez të West Ham.

REZULTATI LIVE | BAJER LEVERKUSEN-VERDER BREMEN 5-0

24′ Bonifejs, 60′ Xhaka, 68′,83,90 Virtz

GOLI I BONIFEJS 1-0 (VIDEO)

GOLI I GRANIT XHAKËS 2-0 (VIDEO)

GOLI I VIRTZ 3-0 (VIDEO)

GOLI I VIRTZ 4-0, DHE PUSHTIMI I FUSHËS NGA TIFOZËT (VIDEO)

GOLI I VIRTZ 5-0 (VIDEO)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura