Zyrtare, Migjen Basha kthehet në Itali. Arrin paktin me Komon

Jan 29, 2016 | 10:45
SHPËRNDAJE

Migjen Basha do të rikthehet në Itali. Mesfushori i Kombëtares sonë do të lerë kampionatin zviceran ku u transferua disa muaj më parë, për tu rikthyer në një tjetër klub italian, Komo e serisë B.

Basha-594x400

Basha ishte pjesë e Luzerne për të cilën luajnë edhe Jahmir Hyka e Fidan Aliti por aventura e tij te ky ekip nuk ishte aspak pozitive.

Cdo gjë është gati dhe pritet vetëm firma zyrtare e Bashës që do të hidhet nesër. Pas përvojës në Itali me ekipe si Frosinone, Atalanta e së fundi Torino, Basha zgjedh Komon si ekipin ku do vazhdojë karrierën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura