ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar largohet nga Lacio, nga janari do të luajë për francezët e…

Dec 6, 2019 | 14:15
SHPËRNDAJE

Riza Durmishi do të largohet nga Lacio në merkaton e janarit, teka do të kalojë te francezët e Nicës në formën e huazimit.
RizaDurmishi-e1546795387319-780x439

Diçka e tillë është komunikuar nga vetë klubi francez, të cilët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njoftojnë se mbrojtësi i majtë ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, dhe nga janari do të jetë pjesë e tyre.

Durmishi kaloi te Lacio para një viti nga spanjollët e Real Betis, por asnjëherë nuk tregoi një formë të mirë me ekipin e drejtuar nga Inzagi. Shkak për formën e tij jo të mirë, u bënë edhe dëmtimet e shumta që e kushtëzuan lojtarin.

Tashmë 25-vjeçari do të nisë një aventurë të re nën urdhrat e trajnerit Patrik Viera, ku shpreson të rikthehet përsëri në formën e dikurshme. PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura