ZYRTARE/ Aventura e Kutrones në Premier Ligë zgjat vetëm 6 muaj, ish-sulmuesi i Milanit rikthehet në Serie A

Jan 10, 2020 | 16:50
SHPËRNDAJE

Aventurës së Patrik Kutrone te Uolverhempton në Premier Ligë ka zgjatur vetëm 6 muaj, teksa sulmuesi italian është rikthyer në Serie A dhe ka firmosur me Fiorentinën.Kutrone-1

Sulmuesi italian mbërriti ditën e djeshme në Firence për të zhvilluar vizitat mjekësore, dhe më pas për tu bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës së Fiorentinës.

Lojtari u largua në verë nga Milani, për të kaluar tek anglezët e Uolverhemptonit, ndonëse ishte kundër këtij transferimi.kutrone

Megjithatë tashmë 22-vjeçari është rikthyer përsëri në Itali, me Fiorentinën që e ka marrë në formën e huazimit për 18 muaj, me mundësi blerje për 13 milionë euro plus bonuse.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura