Zjarri përfshin disa hektarë kullota në Gjirokastër/ Flakët djegin një stan bagëtish, shoqërohen në polici tre persona. Dyshohet se…

Jul 2, 2021 | 19:02
SHPËRNDAJE

 

Një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë kullota në afërsi të Malit të Gjerë në Gjirokastër.

zjarr 2

Korrespondentja e Panorama.al raporton se reparti zjarrfikës me në krye drejtuesin Kujtm Bizhga kanë shkuar në vendngjarje, ku po luftohet me flakët në kushte tepër të vështira.

Mësohet se flakët kanë shkaktuar djegien e një stani bagëtish në vendin e quajtur Blënjë ndërkohë që dy stane të tjera kanë shpëtuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Dëmi i shkaktuar përllogaritet në mbi 10 ha kullota. Burime policore konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici tre persona.

zjarr 1

zjarr 2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura