Zjarri në karburant/ Flet drejtori i Zjarrfikësve: Një motor kaloi sipër bombolës me 200 litra gaz. Si u parandalua shpërthimi i madh

Dec 26, 2019 | 21:02
SHPËRNDAJE

Drejtori i Zjarrfikësve Shkëlqim Goxhaj ka folur për flakët e stërmëdha që u përhapën sot pranë një karburanti në Kombinat të Tiranës.

Goxhaj, në një prononcim për “News 24” tha se shkak për zjarrin dyshohet përplasja e një mjeti motor me depozitën e gazit.  Ai shtoi se janë mobilizuar forcat zjarrfikëse, të cilët shuan flakët.
zjarri

Bëhet me dije se nuk ka pasur asnjë shpërthim në karburant, por ka pasur flakë si pasojë e përplasjes. Bombola e gazit përmban 200 litra. Motori ka kaluar sipër bombolës.

Ende nuk dihet gjendja e depozitës, kurse karburanti nuk ka dëmtime. Ai shton se shpërthimi i mundshëm është parandaluar./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura