Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DMPNE merr shumicën e deputetëve, ja sa mandate morën partitë shqiptare

May 9, 2024 | 7:13
SHPËRNDAJE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut  ka numëruar 98.62 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare.

maqedoni

Sipas rezultateve, VMRO-DMPNE ka marrë shumicën e votave, e ndjekur nga LSD, më pas koalicioni Fronti Evropian-BDI.

Rezultatet

Koalicioni “Maqedonia juaj” VMRO-DPMNE 58 deputetë 425.176 vota

Koalicioni për Ardhmëri Evropiane – LSDM 18 deputetë 150.301 vota

Koalicioni “Fronti Evropian” – BDI 19 deputetë 136.477 vota

Koalicioni “VLEN” 13 deputetë 106.295 vota

E Majta 6 deputetë 66.843 vota

Lëvizja ZNAM 6 deputetë 53.187 vota

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura