Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Kandidatja e VMRO për presidente kryeson me 200 mijë vota ndaj Pendarovskit

May 8, 2024 | 22:20
SHPËRNDAJE

Rezultatet e para të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), tregojnë se nga rreth 70% e votave të numëruara, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova udhëheq me 382.739 të fituara (64,52%) nga 70% të kutive të numëruara, ndërsa Stevo Pendarovski nga LSDM ka gjithsej 174.538 ose 29%).

Captureeeeeeeee

Sipas të dhënave të KSHZ-së, Siljanovska Davkova udhëheq në 67 komuna, ndërsa Pendarovski në 12.

Për president në raundin e dytë të votimeve do të zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave, nëse për të kanë votuar mbi 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 votues përcaktuar sipas Kodit zgjedhor dhe 362.864 zgjedhës.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski sonte deklaroi se sipas të dhënave të marra deri në orën 18:30 dalja në zgjedhjet për president të shtetit ka qenë 46,34%.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura