Zgjedhja e kryetares së komanduar të Bashkisë Himarë, Rama komenton tensionet: Përpjekje e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar!

Mar 29, 2024 | 13:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar tensionet gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku u zgjodh kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala.

edi rama3

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ishte një përpjekje e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim.

Sipas Ramaës, kjo tregoi qartë faktin e thjeshtë se “shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes”.

Edi Rama:

Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës.

LEXONI EDHE: Mbështetësi i Fredi Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon! Çfarë ndodhi në mbledhjen e tensionuar të Këshillit Bashkiak të Himarës

Bashkia e Himarës do të drejtohet nga Blerina Bala, e cila mbante postin e nënkryetares, derisa të mbahen zgjedhjet e reja.

Ndërkohë kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri dhe ai i dorëhequr, Jorgo Goro, ndodhen në qelitë e burgut.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura