Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës në paraburgim, ambasadori i SHBA: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë

Apr 18, 2024 | 14:46
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për, siç ka thënë ai, një sërë çështjesh. Megjithatë, ka thënë se në veçanti kanë diskutuar për mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviç, nga Serbia.

Hoveniier

Hovenier ka shprehur shqetësimin për ndalimin e Jankoviqit në kufi të mërkurën, teksa është shprehur se shpreson në lirim sa më të shpejtë.

“Jankoviç është i njohur mirë nga Ambasada amerikane dhe të tjerë. Jemi të shqetësuar sepse është dikush që e njohim për shumë vjet, që ka investuar kohë dhe energji në Polici duke ndihmuar në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se Jankoviçi ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në ofrimin e sigurisë për objektet e trashëgimisë kulturore.

I pyetur për përgjigjen e SHBA-së ndaj veprimit të Serbisë, Hovenier ka thënë se mbështet qëndrimin e BE-së.

“Stano ishte mjaft i qartë në këtë çështje dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura