“Zerim i tatim-fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë”- Ministri Ahmetaj flet për nismën e re lehtësuese: Deri në fund të korrikut do…

Jun 5, 2020 | 15:09
SHPËRNDAJE

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj është shprehur se plani kombëtar “Shipëria 2030” do të ketë masa të rëndësishme për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël.

Në një deklaratë për mediat, Ahmetaj tha se do të zerohet tatim-fitimi deri në vitin 2029 për të gjjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë.

Ministri u shpreh se kjo është një mundësi e madhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë apo brenda vendit, të cilët duan të hapin një biznes në Shqipëri.

“Brenda këtij plani do ketë masë të rëndëishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat, për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri Rama ka komunikuar iniciativën e fundit që ka të bëjë me çlirimin nga taksat të gjithë biznesin e vogël deri në xhiro 14 milionë lekë. Zero tatim-fitimi për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029. Është mundësi e madhe për shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që duan të hapin një biznes, një fillesë sipërmarrje në Shqipëri, do jetë i çliruar nga taksat, nga tatim-fitimi, nga kontrolli i vazhdueshëm i tatimoreve dhe do ti bashkohet institucioneve shtetërore në funksion dhe në të mirë të buxhetit të shtetit duke shtyrë biznesin e madh që të formalizohet çdo ditë e më tepër,”– tha Ahmetaj.

ahmetaj

Ndërsa theksoi se zerimi i tatim-fitimit mund të shoqërohet edhe me heqjen e tatimit të vlerës së shtuar dhe kjo gjë sipas tij do të mundësohet brenda mbylljes së sesionit parlamentar në muajin korrin.

“Zerimi i tatim-fitimit mund të shoqërohet edhe me heqjen e tatimit të vlerës së shtuar.

Shumë shpejt do të kemi edhe këtë lajm po kaq të rëndësishëm për heqjen e tatimit të vlerës së shtuar. Kjo iniciativë do konfirmohet në Parlament brenda këtij sesioni përpara se ne të mbyllin punimet e Parlamentit në fund të korrikut të këtij viti biznesi i vogël do ta kenë të konfirmuar në Parlament me ligj ato që kryeministri komunikoi për lehtësimin e barrës fiskale për çdo qytetar dhe sidomos për biznesin e vogël që konsiderohet si punëdhënës i rëndësishëm,”- u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura