Zemërim në Rusi, zëdhënësi i Putinit, orë 4 herë më të shtrenjtë se rroga vjetore

Aug 3, 2015 | 19:01
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin është denoncuar nga opozita ruse, se ka veshur një orë që pretendohet se kushton 397,000 Paund (618,809 USD), katër herë më shumë se sa ai ka deklaruar të ardhurat e tij vjetore.

Dimitri Peskov, 47-vjeçar, u martua me ish-sportisten që bënte patinazh në akull, Tatyana Navka, në një ceremoni luksoze fundjavën e kaluar. Por opozita ruse, sy-shqiponjë, ka denoncuar orën ekstravagante fiksuar në fotografitë e asaj që u quajt “dasma e vitit”, në Soçi.

PESKOV-1-must credit Oleg Mitvol-east2west news, queries Will Stewart 00....jpg
foto nga dasma

Ora zvicerane, e cila përmban një kafkë të artë, është identifikuar si një edicion i kufizuar i orëve të Richard Mille 52-01, vetëm 30 nga të cilat janë bërë ndonjëherë.

Kjo gje ka shkaktuar zemerim ne Rusi, dhe opozita i ka drejtuar disa pyetje Presidentit, mes te cilave kerkohet shpjegim se si mundet kreu i zyrës së shtypit të Presidentit të ketë një orë dore me vlerë katër herë më shumë se të ardhurat e tij vjetore?”.
2B103DD200000578-3183941-Luxury_The_watch_which_features_a_gold_skull_on_the_face_is_clai-a-1_1438610147768
Opozitari shtoi se nëse ora do te ishte dhuratë, ligjet anti-korrupsion te vendit e detyrojne atë t’i konfiskohet.
2B0FFB4B00000578-0-image-a-90_1438607520347
Zyrtarët në Rusi duhet të deklarojnë te dhuratat që janë me vlerë më shumë se 3.000 rubla (£ 30).

2B0FFB1500000578-0-image-a-85_1438607378212

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura