Ze Maria flet pa doreza: Kur vesha këpucët me takë për herë të parë, ecja si femër

Dec 10, 2017 | 22:28
SHPËRNDAJE

Ai vjen nga vendi i Sambas dhe i talenteve pambarim të futbollit. Në Shqipëri ka ardhur si trajner me objektiv që të rikthejë Tiranën në futbollin elitar shqiptar.

Në një rrëfim ndryshe për “Exclusive” me Endi Tufën, Ze Maria rrëfen momentin kur veshi për herë të parë këpucët me taka.

Untitled-6-2

“Jam rritur në një lagje italiane të viteve 60 në San Paolo dhe një ditë vendosëm të bënim një provë tek Portoguesa, që ishte një nga skuadrat më të mira të San Paolos. Ishte një ditë e shtunë e vitit 1985. Shkuam atje dhe e gjetëm mbyllur. Ditët e provave ishin të martën dhe të enjten. Duke qenë aty, bëmë një provë me një skuadër që ishte aty afër. Binte shumë shi. Isha 11 vjeç dhe ishte hera e parë që vishja këpucë me taka dhe ecja si një femër kur vesh për herë të parë këpucë me taka të larta dhe nuk di të ecë”, kujton ai.

Braziliani thotë se në fillim dëshira e tij ka qenë vetëm të ishte në fushë dhe s’kishte rëndësi pozicioni.

“Luaja portier kur nuk kishte vend tjetër dhe kudo që të më fusnin luaja”, deklaron ai.

Por edhe idhujt para se të bëhen të tillë, e kanë një vetë.

“Ishte periudha ku të gjithë donin të luanin në mesfushë, por unë doja të luaja me numrin 5 para mbrojtjes. Ishte numri i Falkaos dhe ishte një numër shumë i bukur. E provova, por dalëngadalë me trajnerët më zhvendosën në krah. Në fillim si sulmues, e më pas më tërhoqën më pas. Kam luajtur në shumë pozicione, nga anësor i djathtë, tek mbrojtës i majtë. Kjo më ndihmoi shumë që të luaja me të dyja këmbët”, tregon Ze Maria.TCH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura