‘Arrest me burg’ 5 prej anëtarëve të dosjes ‘Kokaina’. Avokati i Ermal Hoxhës: Kolumbianët e paguan si taksist, s’ka shtëpi, punë e as makinë

Jan 17, 2015 | 16:33
SHPËRNDAJE

 

Avokati mbrojtes i Hoxhes, gjate deklarates per media pas seances

UPDATE-Gjykata e Krimeve te Renda ka caktuar sot masen e sigurise “arrest me burg” edhe per Ermal Hoxhen, nipin e ish-diktatorit, arrestuar pas zbulimit te laboratorit te kokaines ne Xibrake.

Avokatori mbrojtës i Ermal Hoxhës, Hasaf Haderaj ka deklaruar pas seancës se klienti i tij është i pafajshëm, ndërkohë që sipas tij, nuk ka asnjë provë që të implikojë atë në trafikun e kokainës.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë provë që të faktohen pretendimet e akuzës, ndërkohë që nuk e ka mohuar takimin e Hoxhës me dy kolumbianët.

“Ai i ka takuar kolumbianët, i ka shoqëruar ata, duke u shërbyer si taksist. Makina që është përdorur është e të vëllait të Ermalit. Klienti im është i papunë, i pashtëpi, pasi jeton me qira”- ka thënë ai. 

Deklarata e avokatit te Hoxhes
Kërkuam që arrestimi i kryer ndaj Ermal Hoxhës të konsiderohet i paligjshëm,se në adrsë të tij nuk ka asnjë provë konkrete që të ligjësojë arrestimin dhe akuzën.

Prokuroria pretendon se e ka filmuar Hoxhën me dy kolumbianët?

Po, është e vërtetë, cdo njëri nga ne mund të shoqërohet me cdo person për interesat e tij ekonomike, ai i ka shoqëruar duke e paguar ata si taksist, kjo nuk përbën vepër penale, nisur nga ky fakt kërkova masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të ndërrohej me ‘detyrim paraqitje’. Ne do të ndjekim shkallët e gjykimit për të drejtat ligjore, u provua se nuk është e vërtetë ashtu si thuhet se Ermal Hoxha ka lëvizur me Ferrari nëpër Shqipëri, kur ai nuk ka makinë të tij, e dyta, është i papunë, i pashtëpi, jeton me qira. Makina është e të vëllait, ka dokumentacionin konkret, me gjithë procesverbalet që mund t’i shihni.  

Cili është qëndrimi I klientit tuaj?

Qëndrimi i klientit tim është që nuk e pranon akuzën, nuk ka kryer vepër penale për të cilën akuzohet.

 
Gjykata: Arrest me burg per 5 te arrestuarit  

Arrest me burg ka caktuar sot Gjykata e Krimeve te Renda per pese prej te arrestuarve te rrjetit te kokaines, duke pranuar keshtu kerkesen e bere prej organit te akzues. Me heret Gjykata vendosi te lere ne arrest me burg edhe Ilir Hysenin, i akuzuar si kreu i grupit te kokaines, arrestuar gjate operacionit qe u finalizua me bllokimin e laboratorit ne Xibrake. 

Pas tij, e njejta mase sigurie eshte vendosur edhe per dy shtetasit kolumbiane, arrestuar brenda laboratorit te droges dhe Kastriot Imerit, pjese e rrjetit te trafikut. 

Hyseni ka qene i pranishem ne seance, por nuk ka thene asgje ne sallen e gjyqit, duke degjuar masen e sigurise, qe i caktuan Krimet e Renda. Pesë nga të arrestuarit e laboratorit të droges kane dale sot para gjykatës për masën e sigurise.

Akuzat e Prokurorise 

Prokuroria ka bërë me dije se nga hetimet ka dalë qartë se shtetasit Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipi, Arjan Dalipi, Sajmir Batku, Ermal Hoxha, Kastriot Imeri, Cesar Avila dhe Walther Moreno bëjnë pjesë në një grup të strukturuar, në kuadër të të cilit ata kanë prodhuar lëndë narkotike dhe kanë tentuar trafikimin e saj jashtë shtetit.

Ata kanë konsumuar elementët e veprave penale të “trafikimit të narkotikëve”, të mbetur në tentativë, “prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope”, “prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të paligjshëm të prekursorëve”, “mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike”, si dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Kelmend Dalipi akuzohet për veprat penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa Sajmir Batku akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit”.

Lirohet një tjetër nga të arrestuarit, nuk kishte prova që e implikonin
Lirohet nje tjeter i arrestuar pas zbulimit te laboratorit te kokaines ne Xibrake. Mesditen e djeshme eshte lene i lire shtetasi Fatmir Hoxha, 48 vjeç, pasi akuza nuk ka gjetur prova qe ta implikonin ate ne trafikun e droges. Nje dite para tij u la i lire edhe i arrestuari Ergest Dankesi nga Elbasani.

Burime nga policia bëne të ditur se pas verifikimeve, 27-vjeçari Dankesi, ka qenë menaxher i kompanisë së reklamave të vëllezërve Arjan e Kelment Dalipi, (të dy të arrestuar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike), ndërsa nuk vërtetohet që i riu të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

Në momentin e arrestimit thuhet se Ergest Dankesi ka qenë nën shoqërinë e dy vëllezërve Dalipi, por pas verifikimive të kryera nga forcaët e rendit, 27-vjeçari është lënë i lirë dje. 

***
Zëvendësdrejtori i Përgjthshëm i Policisë kundër krimit të organizuar, Haki Çako, deklaroi se personat e arrestuar një ditë më parë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, nuk kanë shumë kohë që operojnë në Shqipëri. 

Në një deklaratë televizive mbrëmjen e së enjtes, Çako tha se dosja është mbajtur sekrete dhe fillimisht ka pasur një kërkesë bashkëpunimi nga jasht për njërin nga individët e arrestuar.

“Ky grup kriminal nuk ka shumë që e ka ngritur këtë aktivitet në Shqipëri dhe baza ka qenë tjetër kund”,-tha zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Sipas tij, kokaina nuk vjen në formën e një droge të pastër nga Kolumbia, por lënda narkotike vjen me përzierës të ndryshëm dhe më pas përpunohet.

Gjithashtu zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se një pjesë e të arrestuarve rezultojnë me begraund të mëparshëm kriminal. “Do të vazhdojë hetimi pasurorë deri në konfiskimin e të gjitha aseteve që kanë burim kriminal. Ky hetim ka filluar në departamentin e Krimit të Organizuar”,-deklaroi Çako për emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.

Për sa i përket arrestimit të nipiet të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, Çako tha se fakti që ai është pjesë e hetimeve, e implikon në këtë ngjarje. “Lidhur me zotin Hoxha, për ne ai është i barazvlefshëm me të tjerët dhe nuk komentojmë faktorë të tjerë që nuk lidhen me çështjen. Fakti që ai është pjesë e hetimit, kjo e implikon. Ky hetim do të vazhdojë dhe nuk mbyllet këtu. Hetimi nuk ka filluar mbrëmë, ka kohë që është investiguar”,-tha ai. 

 

***

 

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri

Tahiri flet Xibraka: Histori suksesi 

Histori suksesi të policisë e ka quajtur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri operacionin e finalizuar me 11 të arrestuar, mes tyre edhe nipin e Enver Hoxhës.

Sot në mesdite Tahiri, shoqëruar nga kreu i Policisë, Didi, kanë infespktuar nga afër laboratorin që përdorej për përpunimin e kokainës,

“Eshtë një hetim i plotë që dëshmon profesionalizmin e oficerëve të Policisë së Shtetit në luftëb kundër krimit, trafikimit të lëndëve narkotike. Pas Lazararit për të zhdukur cdo rrënjë droge rezultatet flasin mjaft fort për suksesin e policisë kundër drogave të forta si është edhe sasia e kapur në këtë operacion. Ky operacion flet qartë për prerjen e lidhjeve të botës së krimit e policisë, hetim disamujor i konkluduar me sukses, por që nuk do ndodhte nëse policia do ishte e zhytur deri në fyt me botën e krimit si ishte në të shkuarën”- tha Tahiri. 

Sipas Tahirit, hetimi do vazhdojë edhe me asetet kriminale që ka prodhuar ky aktivitet kriminal. “Goditja më e fortë ëshët sekuestrimi i pasurisë që vë bota e krimit si pasojë e këtij aktiviteti, sa i takon vajtoreve politike që keni dëgjuar, ky operacion flet shumë më fort se cdo deklaratë politike e deritanishme, bëj thirrje për ata që sulmojnë policinë e shtetit, të lënë policinë të bëjë detyrën në mënyrë të qetë. Drogat e forta ketu kane qene si ndodhi ne kete rast, por tani ndryshoi pastertia dhe integriteti i policise qe sot lufton krimin e nuk ben ata qe benin deri dje, te ndanin parate e droges ca per boten e krimit e ca per shefat e policise”- tha Tahiri. 

***

I penduari në Gjermani zbuloi narkotrafikun

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se grupi që u vu në pranga dje në Elbasan ishte në hetim prej disa kohësh. Në një deklaratë për shtyp të këtij institucioni bëhet e ditur se ky grup që kishte aktivitetin nga Amerika Latine deri në vendin tonë dhe me objektiv tregun europian të drogës kishte rekrutuar edhe shtetas nga Kolumbia.

“Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinación Europen Perendimore.  Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi  përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndeës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale ka rëkrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operación”, thuhet në deklaratën e Policisë. 

Policia ne laboratorin e droges

Emrat e të arrestuarve

1.Saimir Sadik Batku,  vjeç  43, lindur dhe banues ne Tirane.
2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur  dhe banues ne Tirane, .
3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur  dhe banues ne Tirane.
4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues  ne Vlore.
5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues  në Elbasan.
6. Kelment Zeni  Dalipi, vjeç 45,  banues në Elbasan.
7. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.
8. Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi
9. Ilir Skender Hyseni,  vjeç 47,  banues në Tiranë .
10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.
11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

Policia ne ambientet e laboratorit te droges ne Elbasan

U sekuestruan:
•  Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.
• 77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.
• 19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotike kokaine.
• 359.400 Euro.
• 2.769.000 lek të reja.
• 4150 Dollare Amerikan.
• Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.
• Nje arme zjarri automatik model 56.
• Nje arme zjarri Revolver me mulli.
• Një armë zjarri e tipit pistoletë  me caliber 9 mm.
• Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.
• 174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.
• 50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
• Katër automjete të tipeve të ndryshme.
• Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
• Një peshore elektronike.
• 25 aparate telefoni celulare.
• Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.
• Jane sekuestruar edhe dy automjete.
• Jane sekuestruar aksesore per prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.
• Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe perzieres qe sherbejne per prodhimin e substancave narkotike
• Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.

***

Profili i Rames ne “Facebook”

Rama: Sekuestrimi i 100 kg kokainë, rezultat spektakolar

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet komenteve në profilin e tij në “Twitter”, ka shkruar se është krenar “për operacionin e jashtezakonshem qe solli sonte kapjen e nje duzine trafikantesh te nje rrjeti nderkombetar droge”. Sipas tij, sekuestrimi i mbi 100 kg kokainë është rezultati spektakolar i një policie të ndarë nga krimi, duke shtuar se forcat e rendit janë kthyer në detyrë. “Faleminderit drejtuesve, pjesemarresve te ketij operacioni special dhe SaimirTahiri per kete rezultat kaq inkurajues ne rrugen e Rilindjes. Uroj opozita te mos merzitet nga kjo arritje madhore e policise sepse kjo eshte policia qe duam per Shqiperine e ligjshmerise dhe qytetarise”, shkruan Rama. 

[portfolio_slideshow] 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura