Zbulohet foto e Ramës me George Soros në SHBA, i biri Alex: Edi, ky simbol i demokracisë

Sep 25, 2017 | 19:27
SHPËRNDAJE

Djali i miliarderit të njohur George Soros, Alex Soros, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shihet të ketë dalë me babain e tij dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ky i fundit ndodhej para 3 ditësh në Nju Jork, pasi ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Ishte vetë Rama, që nga atje bashkë me bashkëshorten e tij kishte takuar çiftin presidencial Donald dhe Melanie Trump. Por mesa duket Rama, ka takuar dhe një nga kundërshtarët më të fortë të presidenti të SHBA-ve, George Soros.


Alex Soros në Instagram krah fotos shkruan: Gjithmonë kënaqësi të takoj #Kryeministrin#shqiptar#edirama, një burrë i rilindjes i cili është kthyer në simbolin e demokracisë liberale në Shqipëri dhe që është gjithashtu një artist me famë botërore, pa përmendur faktin se ështëi vetmi kryeministër që ka guximin të veshë bluzen e #michaeljordan në takime zyrtare! Pavarësisht se jam një idhtar i Knicks, kam veç respekt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura