Zbulohet cili ishte plani i ISIS për sulmet terroriste në BE

May 2, 2016 | 14:24
SHPËRNDAJE

Celula e ISIS-it që vrau 132 persona vitin e kaluar në Paris po planifikonin që të kryete sulme të ngjashme dhe në Britani dhe Gjermani në të njëjtën ditë.

Abdelhamid Abaaoud dhe Mohamed Abrini
Abdelhamid Abaaoud dhe Mohamed Abrini

Abdelahmid Abaaoud dhe Mohamed Abrini ishin në Brimingham dhe në Londër muaj para se të ndodhëshin sulmet në nëntor.

Dyshja besohet se ka qenë në Britaninë e Madhe të paktën pesë herë me qëllim rekrutimin e personave për planin për të sulmuar Britaninë në të njëjtën kohë me sulmet në Paris.338A7DAC00000578-3559051-image-a-11_1461659939826

“The Sun” duke iu referuar burimeve nga autoritetet e sigurisë raporton se, kjo celulë dështoi në gjetjen e personave për të hedhur vetën në erë dhe një person të besuar për të ndërtuar bombat.

Ndërkohë shefi i shërbimit sekret amerikan, James Clapper paralajmëroi javën e kaluar se lëvizja e lirë në BE ka vënë në rrezik sigurinë.

Ai tha se ka informacion se xhihadistës po ndërmarrin plane për të kryer sulmet të njëjta si ato në Bruksel dhe Paris në vende si Gjermania, Britania dhe Italia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura