EMRI/ I dënuar me 15 vite burg, arrestohet 64-vjeçari i shpallur në kërkim për mashtrim! Po tentonte të hynte në Shqipëri nga…

Apr 26, 2024 | 13:32
SHPËRNDAJE

Në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, është arrestuar një 64-vjeçar i shpallur në kërkim.

policia

Policia thotë se bëhet fjalë për Pëllumb Braçen, i dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, sepse në vitin 2010, ka përvetësuar me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash”.

 

“Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur në Kapshticë, në hyrje, dhe është vënë në pranga shtetasi Pëllumb Braçe, 64 vjeç”, thote policia.

Nderkohe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura