Zbulohet biznesmeni që i vuri tritolin Shullazi në garazhin e makinës

Apr 18, 2016 | 6:30
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës në njoftimin zyrtar ditën e dielë për arrestimin e Emiljano Shullazit, person me precedentë penalë, dhe dy shokëve të tij, konfirmoi se ndalimi i tyre kishte të bënte edhe për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

pamje nga garazhi ku shpertheu eksplozivi
foto nga garazhi ku shpertheu eksplozivi

Pas mesnate, Prokuroria e Krimeve të Rënda nxorri urdhër-arresti për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë, më datën 13 mars, në rrugën ‘Sali Butka’ në kryeqytet.

Pak pasi kishte kaluar mesnata, një shpërthim me tritol u dëgjua në garazhin  e Arian Z., biznesmen.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës njofton se Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi i vendosën tritol biznesmenit me qëllim për ta kërcënuar “për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë”. (Për më shumë lexo këtu)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura