FOTO/ Shpërthim i fuqishëm tritoli në një garazh te “Rruga e Kavajës”

Mar 13, 2016 | 1:08
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në orët e para të së dielës. Një automjet ka shpërthyer brenda garazhit të një pallati.

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur rreth 00:25. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Foto nga vendi i shperthimit
Foto nga vendi i shperthimit

Burime nga Policia thonë për “Panoramën” se nuk ka viktima. Dyshohet se tritoli ishte vënë poshtë një automjeti.

Shperthimi ishte shume i fuqishem, sa te gjithe banoret e pallatit kane dale nga banesat e tyre te traumatizuar.

Njoftimi i Policise

Më datë 13.03.2016, rreth orës 00:25 në rrugën “Sali Butka”, në garazhdin e shtetasit A. Z., ka ndodhur një shperthim.

Si pasojë e shperthimit ka vetëm dëme materiale në hyrje të garazhdit dhe nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet për lëndë eksplozive.

Shërbimet Policore dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet hetimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura