Zbulohet arsyeja e arrestimit të Çukos, tentoi të transferonte vrasësin me pagesë (Emri)

Oct 21, 2018 | 18:48
SHPËRNDAJE

Është arrestuar ditën e sotme ish-drejtoi i përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.

“Panorama” mëson se ai është arrestuar pasi ka tentuar që të transferojë nga burgu të dënuarin Olsi Karagjozi, i dënuar me 22 vite burg, në këmbim të parave.

Karagjozi është arrestuar në vitin 2013 dhe është dënuar me 22 vite heqje lirie, pasi u ka bërë 5 atentate biznesmenëve të ndryshëm, ndërsa dyshohet është se merrte para në këmbim të vrasjeve që i ngarkoheshin.

arben cuko

Njoftimi i policise per arrestimin:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko

Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura