DETAJE/ Ekzekutoi pas konfliktit banal Madrit Ulqinakun, autori 18-vjeçar nip i “Mandelës” që terrorizoi Elbasanin në 1997

Aug 18, 2022 | 23:15
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku u ekzekutua me armë pas një debati të çastit, 33-vjeçari Madrit Ulqianku.

Në sqarimin e dhënë nga policia e shtetit rezulton se autor i ngjarjes të jetë Horgito Peqini 18-vjeç, i cili është nipi i Eduard Peqinit, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997 i njohur si “Mandela i Elbasanit”,

Në pranga për këtë krim është vënë gjithashtu dhe Ejden Dino, ndërsa në kërkim është dhe një person tjetër, Klaudjan Sallufi.

MADRID ULQINAKU
Viktima Madrit Ulqinaku

Policia thotë se fillimisht këta tre persona kanë konflikuar verbalisht me Ulqinakun, ndërsa më pas 18-vjeçari Horgito Peqini dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë 33-vjeçari ka ndërruar jetë.

Autori Horgito Peqini
Autori Horgito Peqini

Blutë e Elbasanit thonë se 18-vjeçari Ejden Dino, banues në Elbasan akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja,  blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.

I shpalluri në kërkim Klaudjan Sallufi
I shpalluri në kërkim Klaudjan Sallufi

Njoftimi i policise

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari.

Vihet në pranga një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U., 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera , ka zbardhur ngjarjen.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç,  E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi  H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit:

-E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja,  blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.

Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Horgito Peqini2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura