Zbulimi i “Vetting” / Konflikti i interesit? Kompanitë pa eksperiencë të familjarëve të zyrtarëve, ‘qerasen’ nga ministrja Balluku me licencat e fotovoltaikëve!

Mar 22, 2024 | 9:15
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Shqipëria është  një vende i bekuar me Diell. Ka rreth 320 ditë të tilla. Për këtë shkak mund të quhet vend i ekonomisë prej Diellit. Ky fakt mbi natyrën shqiptare e ka kthyer çështjen e parqeve fotovoltaike dhe eolike nga më fitimprurësit, në sektorin e energjisë kombëtare.

Kjo veprimtari ka sjellë së fundi interesimin e fortë të kompanive të shumta në tregun e energjisë. Rëndom tashmë, pas tyre, jo pak here, qëndrojnë jo vetëm biznesmenë, por edhe familjarë të zyrtarëve të lartë, ish gjyqtarë të shkarkuar nga procesi i Vettingut dhe grupe interesi me histori lidhjesh me pushtetet.

“Vetting” zbulon në këtë episod se si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nën drejtimin e ministres Belinda Ballukut, njëherazi dhe zëvendëskryeministre, ka lidhur kontrata në shkelje të ligjit për ndërtimin e parqeve fotovoltaike për operatorë- familjarë të zyrtarëve të lartë.

Por si filloi e gjithë çështja e burimeve të rinovueshme?

Prej vitesh, Shqipëria e ka shpallur prioritet prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet diversifikimit të burimeve të rinovueshme, që janë burimet e energjisë diellore dhe të erës, ose siç njihet ndryshe: eolike.

Në gusht të vitit 2019, Qeveria Shqiptare miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë 2019-2021. Një Plan që duhet të rishihet për çdo dy vite. Për zbatimin e këtij plani është ngarkuar Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës,  nën drejtimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Projekti synon arritjen e Objektivit Kombëtar prej 38% të pjesës së Energjisë së Rinovueshme në raport me Konsumin Final Bruto të Energjisë (KFBE) deri në vitin 2020, c’ka tashmë është lënë pas prej katër vitesh..

Por a e ka arritur këtë objektiv Ministria e Infrastrukturës?

Vetëm duke kontrolluar raportet e Entit Rregullator të Energjisë zbulohet se për vitin 2021, vetëm 3 impiante parqesh fotovoltaike kanë filluar prodhimin dhe asnjë park eolik.

Dy nga Parqet Fotovoltaike që janë miratuar me bujë të madhe nga qeveria nën një ombrellë e njohur si “Project Blue”, me sipërfaqe totale rreth 200 hektarë. Ky projekt u miratua si “Spv Blue 1” dhe “Spv Blue 2”, që erdhën nga bashkimi i kompanive “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment”, të cilat së bashku kanë formuar dy kompani  për ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike.

Më 25 mars 2021, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e zv.kryeministrit, Erion Braçe, miratoi 2 vendime për miratimin e ndërtimeve të dy parqeve fotovoltaike në zonën Sheq-Marinas, në Bashkinë Fier për “Blue 1” dhe “Blue 2”, secila me kapacitet 50 MË. Këto kompani janë në zotërim nga vëllezërit Leskaj.

Këto vendime të miratuara në Këshillin e Ministrave, ngarkuan Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për lidhjen dhe zbatimin e kontratës, në këtë rast nga Ministrja  Balluku.

“Vetting” ka zbuluar se një nga përfituesit e sipërmarrjes, Besnik Leskaj, është bashkëshorti i Ledia Tota, ish Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, duke ngritur dyshime për konflikt interesi, pasi nga viti 2015 deri në nëntor 2023, kjo Agjenci ka patur në kompetencë miratimin e lejeve për kullat, zonat bregdetare dhe parqet fotovoltaike. Pra, përfituesi ka marrë leje te bashkëshortja e tij për zhvillim biznesi…

KOMPANITE LESKAJ DOSJA 1 PA INVENTAR

Megjithatë, përtej dyshimeve për konflikt interesi, “Vetting” ka evidentuar se kemi shkelje të VKM-së nga Ministrja Balluku për lidhjen e kësaj kontrate, lejen e ndërtimit e të cilës e ka të miratuar ish drejtuesja e AZHT-së, Ledia Tota.

VENDIM Nr. 822, datë 7.10.2015

“Neni 7 pika ë) Informacion/dokumentacion, kontrata të ngjashme, që vërtetojnë se aplikuesi ose, të paktën, një nga anëtarët e bashkimit të përkohshëm të shoqërive kanë realizuar me sukses veprimtari të ngjashme në fushën energjetike.

Pra, asnjëra nga kompanitë, as “Blessed Investment” e as “Matrix Konstruksion”, nuk kanë kryer asnjë veprimtari të ngjashme në këtë fushë. Por përsëri Ministrja Balluku ka dhënë Miratimin Paraprak për vazhdimin e procedurave.

Në 9 korrik 2021, Ministria e Infrastrukturës ka vazhduar me lidhjen e kontratës pavarësisht shkeljeve, që duhet të plotësohen sipas VKM-së që ishte në fuqi.

Gjërat komplikohen më shumë për ministren Balluku kur në Ministri, sipas KLSH-së, mungojnë disa nga dokumentet për këtë dosje. (KLSH)

LESKAJ LICENCA SHKELJE VKM SHKELJE KLSH 2

 

LEXO EDHE: Zbulimi i “Vetting” / Konflikti i interesit? Kompanitë pa eksperiencë të familjarëve të zyrtarëve, ‘qerasen’ nga ministrja Balluku me licencat e fotovoltaikëve!

Si e ndau Belinda Balluku ‘tortën’ e kontratave të “Fotovoltaikëve”! Në skenë del edhe Spartak Kovaçi i Ujësjellësit. Kush fshihet licencave të firmosura me shkelje nga ministrja

Vetting/ Investime 100 milionë euroshe? Belinda Balluku përzgjodhi kompaninë me pronarë “anonimë” dhe me financa të dyshimta! Ekspertët ngrenë alarmin
Vetting/ KLSH zbulon shkeljet ligjore të Ballukut, kush janë firmat që morën ‘’llokmën e madhe”, por që u themeluan me 1 mijë euro kapital!
Abuzimet me lejet e parqeve eolike/ KLSH nxjerr shkeljet: Lejet u dhanë në Zonat e Mbrojtura! Cila është firma që del edhe tek Rrugët edhe Parku Arkeologjik i Amantias 
“Zhduken” dokumentet/ Auditi i KLSH ngre pikëpyetje për procedurat e Parqeve Fotovoltaike dhe Eolike! Balluku merret nën hetim nga SPAK

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura