“Zbatimi i reformës zgjedhore”/ Ambasadorja Yuri Kim takon dy deputetë të opozitës në Parlament, i vlerëson për…

Feb 12, 2020 | 19:10
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me deputetët e opozitës së re Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

86270219_10157066144265838_2586504471873847296_o

Sipas postimit në faqen e ambasadës, zonja Kim ka shprehur vlerësimin e saj ndaj deputetëve për angazhimin procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament. Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen evropiane të saj”, shkruan ambasada.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura