“Je e re, s’ke pse ti dish këto”/ 20-vjeçarja rrëfen çfarë i tha Nuredin Dumani kur i pa armën! Nga prezantimi me emër tjetër, njohja me prindërit e saj dhe bashkëjetesa

Apr 2, 2022 | 16:04
SHPËRNDAJE

E dashura e Nuredin Dumanit, Mirjetë Hajdini ka rrëfyer njohjen me 37-vjeçarin dhe se si ai i është prezantuar me emër tjetër.

Në dëshminë e 20-vjeçares nga Kosova në dosjen e prokurorisë të siguruar nga News24, Hajdini thotë se e kishte prezantuar edhe me prindërit e saj ndërkohë që Dumani e kishte gënjyer duke thënë se ai kishte familjen në Francë.

Dëshmia

Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar që është me shtetësi kosovare. Në muajin prill të vitit 2021, me shoqërinë e saj ka qenë tek lokal  “G***” në Gjilan.  Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas të tjerë. Njërin nga ata e njihte dhe quhej Sh.Z dhe është nga Gjilani.

Ai ka një  qendër poligoni ne Gjilan dhe familja  e tij është disi e njohur në Gjilan. Kurse djalin tjetër që ishte me Sh. ishte hera e parë që e shihte dhe nuk  e njihte.

Atë ditë në lokal ky djali tjetër  i  ka  folur  dhe  i  kërkoi numrin  e  telefonit. M.  ia  ka  dhënë  numrin  dhe që atë di të  filluan  të  komunikonin  nga  telefoni.  Ai   kishte një numër celulari të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, por nuk e  mban mend numrin. Ai i është prezantuar me emrin  Arvit Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej  në  Kosovë  për punë, ku i ka treguar edhe një letër njoftim apo karte identiteti ,  ku emri ishte vërtete  Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Letër njoftimi që i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i përkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Pasi kishte kaluar afro 1 muaj gjysmë që  nga  dita  që  u njohë dhe që takoheshin shpesh, thuajse çdo ditë, Arviti kërkoi që lidhja e tyre të bëhej serioze dhe donte të takonte prindërit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan të bashkëjetonin në një banesë me qira në Gjilan. Arviti i ka treguar që familjen  e  tij  e  kishte në  Francë  dhe  për  këtë  arsye  nuk mund  ta  takonte.  Kur  kanë filluar  të bashkëjetojnë, ajo ka vënë re që Arviti mbante armë zjarri me vete, gjithmonë arma ka qene e njëjtë. Arma ishte e zezë dhe kur dilnin a i e mbante në brez e kur vinin në shtëpi ai e linte në dhomë. Kur e ka pyetur se përse mbante arme ai i është përgjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish këto”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura