Zajmina tifo për fitoren e PS-së, edhe pse s’ka asnjë plan të merret me politikë

Jun 29, 2013 | 15:49
SHPËRNDAJE

Zajmina Vasjari është parë të festojë për fitoren e PS-në në zgjedhjet e 23 qershorit, duke bërë tifo në shesh me flamuj në ngjyrën e Rilindjes. Edhe pse gjatë fushatës Zajmina nuk u identifikua si mbështetëse e njërës apo tjetrës forcë politike, ajo ka pritur rezultatin e zgjedhjeve për t’u shfaqur hapur si fanse e së majtës. Zajmina, e cila po mbaron studimet për Arkitekturë, ka pohuar se një ditë ky do të jetë profesioni i saj kryesor, pasi i pëlqen të pozicionohet në një të ardhme profesionale më serioze dhe stabël. Po ky pasion për politikën mos ndoshta ka të bëjë me përfshirjen e saj tani e tutje në strukturat rinore të PS-së?! Këngëtarja e ka mohuar këtë fakt, duke sqaruar se foton e ka bërë thjesht për qejf dhe jo se do merret ndonjëherë me politikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura