Zagani i shkruan deputetit kritik të Merkelit: Ndihmoni shqiptarët të shpëtojnë nga kjo qeverisje

Apr 26, 2018 | 22:22
SHPËRNDAJE

Dritan Zagani, ish-shefi i Antidrogës në Vlorë, i cili ndodhet në Zvicër ku ka kërkuar azil, i ka shkruar deputetit gjerman Gunther Krichbaum, i cili eshte shprehur skeptik per hapjen e negociatave te BE me Shqipërinë.

Deputeti gjerman komentoi takimin e tij ne Berlin me kryeministrin Edi Rama ne nje postim ne rrjetet sociale, ku i ka shkruar edhe Zagani.
Screenshot_2-14

Ne nje koment ne gjermanisht, Zagani i shkruan deputetit gjerman se ka të drejtë për çfarë është shprehur, pasi shqiptarët po qeverisen nga politikanë të korruptuar dhe të implikuar me trafiqe droge.

“Z.Gunther Krichbaum! E vërteta dhemb, por keni plotësisht të drejtë! Mendoj se politikanët europianë duhet të jenë më shumë në gjendje për të ndihmuar popullin shqiptar, që të shpëtojnë nga kjo qeverisje, nga këta politikanë të korruptuar dhe narkotikë që sot komandojnë Shqipërinë. Të jeni të sigurt se populli shqiptar ju falenderon shumë për ndihmën tuaj në procesin e demokratizimit të vendit tonë”, shkruan Zagani, raporton “BW”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura