Ra nga disa metra lartësi në kantierin e ndërtimit, plagoset rëndë 18-vjeçari shqiptar

Apr 26, 2024 | 18:13
SHPËRNDAJE

Një 18-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë në Itali, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 8 metrash, teksa punonte në një kantier ndërtimi.

incidente_lavoro_vvf

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë në qendër të Milanos, ku i riu ka qenë duke punuar dhe teksa ka kaluar në një sipërfaqe me dërrasa druri dhe llamarina, struktura është shembur.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë në vendngjarje për sigurimin e të riut, i cili më pas është transportuar në spitalin e Niguardës në gjendje të rëndë.

incidente_lavoro-7

Ndërkohë mësohet se policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura