Reagimi i Xhuvanit pas vendimit të Gjykatës. Braktiset nga familjarët dhe nga mbrojtja

Mar 10, 2015 | 22:00
SHPËRNDAJE

Kostandin Xhuvani, edhe pse një ditë më parë iu drejtua me ndjesë familjarëve të viktimave që shkaktoi vetë e kërkoi drejtësi nga gjykata, duket se e ka pritur i qetë vendimin e sotëm.

Xhuvani sot ne gjyq

I pranishem sot ne gjyq, Xhuvani ka dëgjuar ne heshtje leximin e vendimit te plote nga gjyqtari Sokol Tona.

Ai nuk ka bërë asnjë reagim, e pas vendimit nuk ka thënë asnjë fjalë. Pasi gjyqtari ka përfunduar leximin e vendimit, proces që zgjati disa minuta, Xhuvani ka dalë në heshtje.

Në sallën e gjyqit sot nuk kanë qenë të pranishëm asnjë nga familjarët e Xhuvanit, e as avokati i tij mbrojtës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura