Xhesika Ndoja dhe Rovena Domi lënë Shqipërinë pas tërmetit, poza seksi nga Vjena dhe Tokio

Dec 1, 2019 | 19:43
SHPËRNDAJE

Përveç vajzave të njohura të ekranit që kanë shprehur solidaritetin e tyre për të qenë afër qytetarëve pas pasojave shkatërruese të tërmetit që tronditi Shqipërinë, ndonjëra prej tyre e ka sfiduar ndryshe frikën.

Kështu, Xhesika Ndoja, pas postimeve ngushëlluese për viktimat e tërmetit, është larguar drejt Vjenës, nga ku postuar foto seksi teksa shijon shampanjë dhe koktejl me luleshtrydhe në jetën vjeneze të natës. Ajo duket super në formë dhe që s’e ka pasur fare problem që të tregojë se jeta vazhdon edhe pas fatkeqësisë që ka pushtuar vendin, duke ia dorëzuar veten qejfit dhe luksit. Nuk dihet në shoqërinë e kujt ka qenë gjatë udhëtimit të saj në Austri, ose nëse ka pasur ndonjë datë koncerti. 31-vjeçarja, e cila përveç muzikës ka hapur dhe biznesin e saj në Tiranë, së fundmi është bërë pjesë e xhirimeve të filmit “Gjurmë pa shenjë”, duke provuar për herë të parë eksperiencën si aktore.

Po ashtu, Rovena Domi, miss-i që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010”, është zgjuar në Tokio të Japonisë pas tërmetit, duke shijuar një mëngjes të bollshëm me luleshtrydhe e fruta të tjera ekzotike. E kuruar në maksimum, ajo ka postuar foto shumë të bukura nga ky udhëtim mbresëlënës, ku shfaqet seksi me robdishambër apo duke udhëtuar nëpër qytet si një geishë e vërtetë. Modelja që shëtit botën pasi ka marrë ofertë për të luajtur si aktore në kinema, njihet për udhëtimet e saj lukzoze nga njëri cep i botës në tjetrin. E duket se tërmetin “e ka injoruar” në këtë mënyrë duke shijuar jetën në maksimum, kësaj here në Japoni.




NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura