Xhafaj: Reforma në Drejtësi gati për t’u miratuar nga java e ardhshme

Apr 25, 2016 | 20:13
SHPËRNDAJE

Opozita ashtu siç ishte paralajmëruar nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi. Në përfundim kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj u shpreh se, nëse opozita ka vullnet për miratimin e reformës në Parlament kjo mund të bëhet në një datë të afërt.

Fatmir Xhafaj
Fatmir Xhafaj

“Nëse opozita ka vullnet real për reformën në drejtësi ne jemi të gatshëm ta votojmë atë në një datë të afërt. Kemi një projekt kushtetues të standardeve ndërkombëtare të bekuar edhe nga Venecia”, tha Xhafaj.

Tashmë pritet që ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT të japin vlerësimet e tyre në lidhje me projektin kushtetues për këtë reformë dhe për këtë do të duhet një javë kohë.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm, kemi dëgjuar dy përfaqësuesit ndërkombëtarë. Me këtë kontribut të sotëm në iu lamë detyrë ekspertëve që brenda kësaj jave të na paraqesin projektin kushtetues. Duke filluar nga java e ardhshme projekti kushtetues është gati për ta votuar në Parlament. Ne jemi të gatshëm”, theksoi kreu i komisionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura