Xhaçka në Afganistan: Do rrisim praninë tonë ushtarake në Kabul dhe Herat

Nov 22, 2017 | 10:09
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në Kabul eshte takuar me komandantin e Misionit të NATO-s në Afganistan, John Nicholson, me te cilin ka konfirmuar rritje të numrit të trupave shqiptare në Afganistan

“Në 2018, rrisim me 60% praninë tonë ushtarake në Kabul dhe Herat. Një kontingjent i Forcave Speciale së shpejti pranë batalionit sulmues të Forcave të Armatosura afgane”, tha ministrja.

xhacka ne kabul

Takimi me Nicholson u be gjatë vizitës 24 orëshe të ministres së Mbrojtjes në Afganistan.

“Prej 15 vitesh Shqipëria kontribuese për paqen përkrah vendeve të NATO-s”, u shpreh ajo.

Sipas Nicholson, “Marrëdhënia e NATO-s me Shqipërinë shumë e veçantë. Oficerë cilësorë shqiptarë janë pjesë e ekipit tim këshillues në Shtabin e NATO-s në Kabul”.

Vizita e ministres Xhaçka në Kabul u krye në prag të Festën së Pavarësisë dhe 105 – vjetorit të krijimit të FA

“Jeni kontribues të sigurisë në Afganistan dhe në të gjithë zonën Euro-Atlantike. Na keni zbardhur faqen e na keni bërë krenarë. Do ju gjendemi pranë përherë juve dhe familjeve tuaja”, u shpreh Xhacka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura