Wolfsburg fiton Superkupën e Gjermanisë, mund Bajernin me penallti (VIDEO)

Aug 1, 2015 | 23:45
SHPËRNDAJE

Ekipi i Wolfsburgut fiton Superkupën e Gjermanisë ndaj Bajernit të Mynihut. Wolfsburg fiton për herë të parë në historinë e klubit trofeun duke mposhtur 5-4 nga pika e bardhë e 11 metërshave Bajernin e Mynihut, pasi 90 minutat e kohës së rregullt kishin përfunduar në barazim 1-1.

Fitorja e Wolfsburgut
Fitorja e Wolfsburgut

Në këtë sfidë skuadra e Pep Guardiolës doli e mposhtur me një trofe që i është kthyer në një tabu për ta, pasi kanë finalen e tretë radhazi pas dy të mëparshmëve që humbasin me Borussian e Dortmundit.

Fillimisht ishin bavarezët që në minutën e 49 shënuan golin e avantazhit 1-0. Por në minutën e 89 Kevin de Bruin mori krahun e djathtë për t’i shërbyer Niclas Bendter që mposhti Manuel Neuer në 1-1 dhe rregullorja e Superkupës nuk parashikon kohë shtesë por menjëherë llotarinë e 11 metërshave.

Nga pika e bardhë seria u hap me golin e parë të Vidal me Bajernin dhe shënuan që të gjithë, përvec Xabi Alonsos që ishte i pafat në goditjen përballë Casteels që priti goditjen e tij me këmbë.

Lojtaret e Bajernit pas humbjes
Lojtaret e Bajernit pas humbjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura