Vuçiç: Do shoh kush do jetë në stadium pastaj do vendos a do shkoj

Oct 6, 2015 | 12:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri serb Aleksander Vuçiç nuk e ka vendosur nëse do të jetë të enjten në Elbasan Arena.

Aleksandër Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

Në një deklaratë të bërë sot në mediat serbe ai tha se më parë do të shohë se kush do të jetë në stadium dhe pastaj do të vendosë.

“Unë nuk kam vendosur ende nëse do të shkoj, sepse jam duke pritur për të parë se kush do të jetë i pranishëm”, tha Vuçiç.

Më tej ai theksoi se “do të pres për të marrë informacion nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas do të marr një vendim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura