“Vuaj nga zemra, guri në tëmth, diabeti dhe mushkëritë!”/ GJKKO la në burg Fatos Tushen. Dëshmia: Tenderin e bëri Ndërmarrja e Pasurive Publike

Jul 29, 2021 | 8:57
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ka mbetur prapa hekurave.

Pavarësisht kërkesës së tij për të ndryshuar masën e sigurisë për shkak se vuan nga një sërë sëmundjesh, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e marrë më herët nga Gjykata. Masa e arrestit është lënë në fuqi edhe për personat e tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit policor në Bashkinë e Lushnjës për shpërdorim detyre. Prapa hekurave kanë mbetur edhe ish-drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë  Lushnjë, Flamur Peqini, zyrtarët, Blerta Turaku, Bektash  Neza, Gazment Cela, si dhe biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati.

DËSHMIA E TUSHES

Në seancën maratonë gjatë ditës së djeshme pranë Apelit  të GJKKO-së, ish-kryebashkiaku nuk ka mohuar njohjen  me biznesmenin Ibrahim Lami, i cili fitoi tenderin prej 24 milionë lekësh të rinj, tender i cili u bë shkak që Fatos Tushe të përfundonte në pranga bashkë me zyrtarët që merreshin me tenderët në bashki.

E njoh Ibrahim Lamin, por s’kam asnjë lidhje me veprime që bien ndesh me  detyrën. Nuk kam pasur as- një autoritet mbi tenderin, nuk kam qenë kryetar dhe ent prokurues, ka qenë Drejtoria e Punëve Publike dhe jo Bashkia e Lushnjës. Ibrahim Lamin e njoh, por s’kam lidhje me tenderin”, mësohet të ketë deklaruar Tushe në Gjykatë.

SKEMA E ABUZIMIT

Nga hetimet dhe përgjimet  e kryera nga Prokuroria Speciale, ka rezultuar që krye- bashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, biznesmeni Ibrahim Lami dhe administratori i  kompanisë fituese për tenderin e kanalit vaditës, Bujar Murati kishin njohje midis tyre. Nga hetimet, rezultoi që punimet i kreu kompania e mikut të Tushes dhe jo nga kompania që fitoi tenderin, “Euro alb shpk”, megjithëse  dy pronarët kanë lidhje fare- fisnore midis tyre. Në  përgjime, rezultoi gjithashtu që drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë, Flamur Peqini, shpërndante naftë pa hesap për persona të njohur të tij dhe kryebashkiakut, ndërsa faturat paguheshin nga fondet publike.

“JAM ALERGJIK”

Duke paraqitur një raport të detajuar shëndetësor, ish-kreu i Bashkisë së Lushnjës  iu drejtua Apelit më 21 korrik, duke kërkuar lirimin nga  qelitë e paraburgimit me pretendimin se është sëmurë. “Z. Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria, si dhe është alergjik/ intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga të dhënat e pasqyruara në dokumentet e poshtëshënuara”, thuhet në shkresën e  depozituar në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nëpërmjet avokatit mbrojtës, Tushe ka paraqitur analizat mjekësore të kryera përgjatë këtij viti, duke nisur nga muaji janar 2021. Ndërsa ka qëndruar më shumë se dy javë prapa hekurave, Tushe thotë se nuk është person me rrezikshmëri shoqërore dhe për këtë arsye kërkon një masë më të butë sigurie. Ai  kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore, vlerën e së cilës kërkon që ta vendosë Gjykata.

“Ne çmojmë se masa e sigurimit ‘Garanci pasurore’ (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose ‘Detyrim për t’u  paraqitur në Policinë Gjyqësore’ do të ishin masa siguri- mi të përshtatshme”, thuhet  në kërkesën e avokatit  mbrojtës të ish-kryebashki- akut.

ARRESTIMET 

Kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, dhe dhjetë persona të tjerë, përfshirë  zyrtarë lokalë dhe biznesmenë, përfunduan në prangat e Policisë paraditen e 6  korrikut. Ata akuzohen si të përfshirë në afera korruptive, ndërsa vetë kryebashkiaku akuzohet për shkelje të  barazisë në tenderë. Arrestimet e të dyshuarve u bënë  në mënyrë demonstrative në Bashkinë e Lushnjës, ku edhe vetë kryebashkiaku u prangos në zyrën e tij. Akuzat ndaj tyre u ngritën  për një tender për rehabiliti- min e një kanali ujitës, me  vlerë 24 milionë lekë të rinj.

SPAK thotë se ka kryer hetimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave  që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve”. Ndërsa pesë zyrtarë dhe dy biznesmenë përfunduan në burg, katër zyrtarë të tjerë u  lanë nën arrest shtëpie, përkatësisht: Xhemal Hasko,  Margarita Gjermeni, Andri Musho dhe Ani Simoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura