Vrau të riun në Bathore, babait të të arrestuarit tritol në lokal

Feb 5, 2016 | 9:46
SHPËRNDAJE

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një lokali në zonën e Bathores, në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:50.

Elson Daci
Elson Daci

Burimet zyrtare thanë se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Lokali ku ka ndodhur shpërthimi mësohet se është në pronësi të shtetasit Xhelal Daci, babai i Elson Dacit, i arrestuar më 22 dhjetor të vitit të kaluar si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Kolaveri në një lokal po në këtë zonë.

Forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura