Vrau të dashurën pas debatit, djali ndalon makinën dhe hidhet nga ura/ Ja kush ishte viktima, autor i 19 rekordeve kriminale

Jan 26, 2020 | 20:27
SHPËRNDAJE

Në Stamboll, i dyshuari me emrin Mehmet K., goditi me thikë të dashurën e tij Ece A., me të cilën kishte bërë debat në makinë gjatë udhëtimit.

ura

Pasi e vrau të dashurën autori ndaloi makinën në “Urën e Dëshmorëve të 15 korrikut” dhe prej aty u hodh duke kryer vetëvrasje.

Ekipet shëndetësore që shkuan në vendin e ngjarjes njoftuan se vajza Ece A., pas plagëve të marra kishte ndërruar jetë.  Më pas grupet e shpëtimit mundën të nxirrnin nga brigjet trupin e Mehmet K., i cili kishte ndërruar jetë.

Po ashtu duke qenë se viktima që Mehmet K., kishte ndaluar makinën në urë, një person që ishte duke udhëtuar me motoçikletë u plagos rëndë, pas përplasjes me makinën.

Mediat turke raportojnë se Mehmet K, ka kryer 2 vjedhje banesash, 3 vjedhje makinash, 6 herë ishte kapur nën posedimin e drogës, 3 plagosje të qëllimshme, abuzim seksual ndaj fëmijës, mbajtje të armëve pa leje, thika apo plumba. Në total rekordet kriminale të viktimës numërohen plot 19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura