Vrau qenin pasi sulmoi fëmijën, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

Apr 25, 2016 | 9:35
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka bërë me dije se një 30-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë mbi qenin që sulmoi një fëmijë të mitur ditën e djeshme në Tiranë është shpallur në kërkim.

Ai është babai i fëmijës së plagosur një ditë më parë në zonën e “Brrylit”, që u sulmua nga një qen i rracës “Pit Bull”.

Skena-Pitbulli

“Më datë 24.04.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D. L., 30 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

NGJARJA

Sipas policise, rreth orës 13:30, 30-vjecari ka qëlluar me armë automatike, model 56, në drejtim të qenit të rracës “Pit-Bill”, të shtetasit R. Ç., dhe si pasojë është plagosur në këmbën e djathtë shtetasi V. R., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe shtetasi F. K., 8 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e barkut, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura