Vrasjet në vend/ Meta: Përgjegjësi e Ramës! Policia e mpirë, shteti është nënshtruar përballë të fortëve

Aug 18, 2022 | 19:17
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë ,Ilir Meta, ka folur këtë të enjte në lidhje me situatën e sigurisë në vend. Gjatë një takimi të mbajtur me strukturat e PL-së në Elbasan, Meta theksoi se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 3 atentate me 4 të vrarë, duke dëshmuar rënien e shtetit.

Sipas tij kjo është përgjegjësi e kryeministrit Rama dhe nënshtrimit të shtetit përballë të fortëve.

Ilir Meta: Për fat të keq ky nuk është problemi i vetëm i Elbasanit. Një qytet i njohur për qytetarinë artin dhe kulturën është kthyer në një përplasje të dhunshme bandash.

Kjo është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ramës dhe të nënshtrimit të shtetit përpara të fortëve.

Në 24-orë 3 atentate në Shqipëri, 4 viktima. Jo vetëm kaq po në 8 muajt e fundit kanë ndodhur 40 e ca atentate, dhjetëra të vrarë. Specializimi i policisë kohët e fundit është mbledhja e gëzhojave, jo për faktin se nuk kemi policë të aftë, por policia është e mpirë për shkak të lidhjeve të krimit me politikën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura