FOTO/ Vrasja që tronditi Vlorën, kapet në Itali autori i dyshuar me dy emra. Policia jep detajet

Dec 7, 2019 | 9:16
SHPËRNDAJE

34394513_439628626462979_2211772676991614976_n-1-e1528278952356

Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë autori i vrasjes se ndodhur qershorin e vitit te kaluar, ku mbeti i pajete një biznesmen kafeje.

Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj. Ergest Avdiu eshte autori i dyshuar qe ekzekutoi biznesmenin Vasil Dervishaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.

I riu u qëllua disa herë me armë në mjetin e tij tip ‘Ford’ me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

NGJARJA

auto_vasil-dervishaj1528181419

Vrasja ka ndodhur nje vit me pare ne muajin qershor,  ku në lagjen “Pavarësia”, pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi V.D., 29 vjeç.

Dy dite pas krimit, policia zbardhi ngjarjen, duke bere identifikimin e autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe u arrestuan shtetasit të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, nje vit me pare u shpallën në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

Ø E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë, i arrestuar ne Itali sot.

Ø A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ndërsa është arrestuar në flagrancë nje vit me pare shtetasi Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura