Vrasja në Tiranë, gazetari Koka rrëfen skenën: Isha në tavolinë me viktimën kur u qëllua

May 3, 2016 | 13:00
SHPËRNDAJE

Gazetari Spartak Koka, i cili ka qenë dëshmitar okular në vrasjen e Elton Çiça ditën e djeshme në një lokal në ish-Bllok, ka rrëfyer sot në emisionin “Opinion” se si e përjetoi ngjarjen.

Koka shihet në një moment në kamerat e sigurisë se është çuar menjëherë nga karrigia dhe vrapon drejt vrasësit.

Mirëpo ai tregon se nuk u ngrit për të kapur autorin, por u ngrit se nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte.

RREFIMI I KOKES

“Zhurma na erdhi nga e majta dhe unë instinktivisht vrapova nga e djathta, pa e parë se kush ishte dhe u përplasa me të”, thotë Koka.

Kam dëgjuar dy të shtëna. Personin nuk e kam parë fare. Të shtënat kanë qenë nga krahu im i majtë dhe kam menduar se ishin kapsolla. Ishte kërcitje shumë e fortë. Instiktivisht jemi kthyer djathtas për t’u shmangur nga kapsollat.

Unë nuk e ndiqja personin, kam tentuar vetëm të largohem nga e djathta. Jam përplasur në një moment me këtë person dhe i kam parë vetëm kapelën. Jam drejtuar më pas në drejtim të tualetit.

Nuk e mbaj mend për disa sekonda se çfarë kam bërë. Ai më ka shpëtuar dy herë pa më qëlluar. Sepse do qëllonte prapë, por unë jam çuar në këmbë dhe ai nuk ka qëlluar.

Nuk ka tentuar njeri ta ndalonte. Ka pasur edhe dy tavolina të tjera brenda dhe 2-3 të tjera jashtë. Aty është fraksion sekonde dhe nuk mund të mendosh se si të veprosh apo si të sillesh.

Viktima ka qenë në telefon dhe nuk e ka parë. Kam parë vetëm pjesën e ballit, një shirit të bardhë te kapeleje, ndoshta ishte me flokë të zinj.

Ngjarja ndodhi 10-15 minuta pasi ishin ulur ata të dy në tavolinë me ne, ka ndodhur vrasja.

Kam qëndruar 2-3 minuta në tualet, aty ishte edhe një vajzë rreth 30-35 vjeç. Kam parë oficerin e policisë dhe doktorin që i jepnin ndihmën e parë. Unë kam marrë 129 dhe u kam thënë që ka ndodhur një vrasje.

Policia ka ardhur për 2 minuta. Kam vajtur deri te urgjenca që ndodhet aty dhe një mjek ka ardhur me mua. E kemi nxjerrë në krah deri te ambulanca dhe më pas nuk e di se çfarë ka ndodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura